Ja kur mund të keni parazitë, apo nivel të lartë të toksineve

  • E.K /
  • 13 March 2024 - 09:31
Ja kur mund të keni parazitë, apo nivel të lartë të toksineve

Parazitoza nuk paraqitet vetëm te ata që nuk i kushtojnë kujdes pastërtisë, por mund të haset edhe te personat që janë të shëndoshë dhe të pastër,transmeton gazeta Kosova Sot. Ja disa prej simptomave që tregojnë se keni prani të parazitëve në organizmin tuaj:

1. Problemet me bark - dhembja e barkut mund të jetë shenjë e pranisë së parazitëve në zorrë. Simptomë tjetër mund të jenë diarreja, apo konstipacioni. 2. Lodhja, letargjia - mos harroni se parazitët hedhin mbetjet e tyre metabolike në organizmin tonë, të cilat mund të shkaktojnë lodhje dhe letargji. 3. Zvogëlim i apetitit dhe/ose humbje e peshës më shumë sesa që do të ishte rezultat i dietës. 4. Mungesa e hekurit, respektivisht anemia. 5. Edhe nëse ushtroni dhe ushqeheni shëndetshëm, prapëseprapë nuk ndiheni mirë. 6. Zhurma me dhëmbë (bruksizmi), sidomos gjatë gjumit. Nëse vëreni këto simptoma, bëni analizat për parazitë dhe, natyrisht, shkoni te mjeku. 

(Kosova Sot Online)