Shenjat e mungesës së kalciumit në organizëm

  • E.K /
  • 13 March 2024 - 09:51
Shenjat e mungesës së kalciumit në organizëm

Kalciumi nuk ka rëndësi vetëm për eshtrat e shëndetshëm, por ky mineral luan rol të rëndësishëm edhe në koagulimin e gjakut dhe në funksionimin muskujve. Doni ta dini a ka mjaft kalcium në organizmin tuaj? Ja simptomat që e tregojnë këtë: Ngërçet e muskujve - janë pasojë e nivelit të ulët të hemoglobinës dhe të kalciumit në gjak. Ngërçet e dhembshme të muskujve, sidomos në kofshë dhe pulpë, janë tregues të qartë se keni mungesë të kalciumit në organizëm.

Çrregullimet nervore - mund të keni edhe çrregullim të sistemit nervor. Funksionimi i nervave ndikohet keq nga nivelet e ulëta të kalciumit. Densiteti i eshtrave - kalciumi ka rëndësi meqë luan rol në mineralizimin e eshtrave, duke i bërë ata kompaktë dhe të fortë. Dhembja e dhëmbëve - deri në 99% të kalciumit të pranishëm në organizëm gjendet në dhëmbë dhe eshtra. Ngërçet paramenstruale - gratë që kanë mungesë të kalciumit kanë dhembje më të mëdha gjatë menstruacioneve. 

(Kosova Sot Online)