Ja pse duhet të hamë dardha

  • E.K /
  • 13 March 2024 - 10:40
Ja pse duhet të hamë dardha

Të buta dhe të ëmbla, dardhat janë ëmbëlsirë e vërtetë natyrore. Homeri i quan dardhat "dhuratë perëndish". Sido që të jetë, ato kanë përbërës të shumtë ushqimorë, fibra dhe antioksidues. Luftojnë radikalet e lira - këtë efekt dardhat e kanë falë përbërësve, sikur që janë vitaminat C dhe K, por edhe bakri. Duke luftuar radikalet e lira, dardhat luftojnë plakjen e parakohshme.

Mbrojnë zemrën -dardhat janë burim i mrekullueshëm i fibrave, të cilat janë të dobishme për zemër. Ato e ulin nivelin e kolesterolit të keq, prandaj konsumimi i dardhave mund ta zvogëlojë rrezikun nga infarkti në tru për 50%. Parandalimi i kancerit - dardhat na mbrojnë edhe nga kanceri. Fibrat e dardhave largojnë nga zorrët toksinet, që shkaktojnë kancer.

Kundër diabetit - meqë janë të pasura me fibra dhe kanë indeks të ultë glikemik, dardhat janë të preferuara për ata që vuajnë nga diabeti. 

(Kosova Sot Online)