Vaji i dafinës, i pashmangshëm këtë dimër

  • E.K /
  • 15 March 2024 - 08:27
Vaji i dafinës, i pashmangshëm këtë dimër

Gjethja e dafinës për të gjithë ne është e njohur, e për disa të tjerë ka shërbyer si erëz e preferuar në kuzhinë. Por, pak e dinë se gjethet e dafinës mund të përdoren në përgatitjen e ushqimit. Nga këto gjethe mund të përgatisni vaj shërues, që përmban substanca të hatashme.

Vetitë shëruese të vajit të dafinës: Pakëson dhimbjet, qetëson sistemin nervor, shton djersitjen, shton forcën e organizmit, stimulon aktivitetin mendor.

Përgatitja e vajit të dafinës: Imtësoni 30 g gjethe të dafinës dhe ia derdhni edhe 250 ml vaj bimor (të lulediellit, ulliri). Kavanozin e qelqit e mbyllni mirë dhe e lini në një vend të ftohtë dhe të errët për 2 javë. Pas 14 ditësh e kulloni vajin në një kavanoz tjetër. Vajin ta ruani në vend të ftohtë.

Mënyra e përdorimit: Kur të keni nevojë e ngrohni pak. Mund ta vendosni në nyjat me dhimbje. Pos shërimit të nyjave, vaji i dafinës përdoret edhe te migrena, shërimi i infeksioneve të veshit. Nëse keni dhimbje të forta të kokës, lyeni me vaj kapakët e syve. Me vajin e dafinës mund ta zëvendësoni aspirinën, pasi që është në gjendje ta ulë temperaturën. Po ashtu ndikon në largimin e dhimbjeve nga lukthi dhe zorrët, normalizon punën e mëlçisë dhe veshkave.

(Kosova Sot Online)