Shmangni këto ushqime, nëse vuani nga migrena

  • E.K /
  • 22 March 2024 - 10:28
Shmangni këto ushqime, nëse vuani nga migrena

Janë shumë faktorë të ndryshëm që nxitin migrenën, ja disa prej tyre që, nëse vuani nga kjo gjendje, kurrsesi nuk duhet t'i përdorni.

ALKOOLI

Alkooli është një nga produktet e zakonshme që nxitin migrenën. Birra dhe vera e keqe shkaktojnë rreth 25 për qind të migrenave që shkaktojnë migrena të rregullta. Po ashtu, alkooli shkakton dehidrim, që kontribuon në shfaqjen e dhimbjeve të kokës. 

KAFEINA

Individët me ndjeshmëri në kafeinë mund të vuajnë nga migrena kur të kenë konsumuar kafe, çaj të zi, çaj të gjelbër dhe pije të tjera që përmbajnë kafeinë. Por, kafeina edhe mund të përdoret për të parandaluar migrenën, varet nga organizmi i njeriut. 

DJATHI

Nuk ekzistojnë edhe shumë studime që djathin e dëshmojnë se nxit migrenën, por të gjithë pajtohen se djathi nxit dhimbje të kokës. Me gjasë kjo vjen si pasojë e substancës tiraninë që e formon. Sa më i vjetër djathi, aq më shumë e prodhon këtë substancë. 

SPECAT PIKANTË

Përbërësi i quajtur kapsiacinë në specat e kuq pikantë mund të shihen si nxitës të migrenës. Specat e kuq pikantë nganjëherë janë përdorur në studimet ku hulumtoheshin nxitësit e migrenës. 

ÇOKOLLATA

Sa për "American Migraine Foundation", çokollata është nxitësi i dytë më i madh i migrenës, pas alkoolit. Prek rreth 22 për qind të individëve që kanë përjetuar migrenën. Përmban betafeniletilamine dhe kafeinë, që mund të shkaktojnë dhimbje koke te disa njerëz. 

USHQIMET E NJELMËTA

Ushqimet e njelmëta, përmbajnë shumë prezervativë të dëmshëm që te disa njerëz mund të nxitin migrenë dhe dhimbje të kokës. Ushqimet si këto e rritin edhe shtypjen e gjakut që shkakton migrenë dhe dhimbje koke. 

(Kosova Sot Online)