Vitamina b12 dhe hekuri e ruajnë trurin

  • E.K /
  • 25 March 2024 - 09:38
Vitamina b12 dhe hekuri e ruajnë trurin

Vitamina B12 dhe hekuri janë të rëndësishme për funksionimin e trurit, ndërsa mungesa e tyre mund të sjellë deri te dobësimi i aftësive funksionale dhe çrregullime të ndryshme, zbulon një studim i ri.

Shkencëtarët pohojnë se ushqimet e pasura më këta antioksidues ndikojnë direkt në ruajtjen e funksioneve të trurit dhe parandalojnë, që me kalimin e kohës të zhvillohen demenca dhe sëmundje të tjera. Në mesin e gjërave ushqimore vend të veçantë zënë materiet ushqyese nga spinaqi, dredhëzat dhe boronicat, për të cilat është zbuluar se jo vetëm që mund t'i ruajnë, por edhe t'i rigjallërojnë qelizat e trurit.

Ky studim është veçanërisht i rëndësishëm për njerëzit më të vjetër, të cilët gjithnjë e më shpesh po vuajnë nga sëmundja e Alzheimer-it, që karakterizohet me harresë dhe ndryshim të sjelljes. Ajo paraqitet si pasojë e faktit që qelizat e trurit, me plakjen e tij, bëhen të ndjeshme ndaj stresit të shkaktuar nga radikalet e lira. Sistemi mbrojtës qelizor bllokon ato molekula të rrezikshme, por ai dobësohet në procesin e plakjes, kështu që duhet konsumuar ushqime të pasura me hekur dhe vitaminë B12.

(Kosova Sot Online)