Pija që ndihmon në luftën kundër pagjumësisë

  • E.K /
  • 25 March 2024 - 10:47
Pija që ndihmon në luftën kundër pagjumësisë

Pasoja e jetës dinamike të mbushur me stres, zgjedhje të gabuar të ushqimit dhe me lëvizje të pamjaftueshme, gjithnjë e më shpesh pasqyrohet në kualitetin e gjumit. Shumë njerëz vuajnë nga pagjumësia, e dihet që mungesa e gjumit ndikon negativisht në kryerjen e funksioneve të përditshme. Për të qenë më të freskët, organizmin duhet ta relaksoni dhe ta pastroni, në të cilën gjë ndihmon pija jeshile e bërë nga gjashtë aleatë të fuqishëm nga natyra.

Përbërësit: 1 trangull, 1 fetë e rrënjës së xhenxhefilit, 1 lëng të limonit, 2 selino, 1 mollë jeshile, 9 shparguj.

Përgatitja: Shpargujt i lini në ujë të ftohtë për pesë minuta, trangullin, limonin dhe mollën I qëroni dhe i preni në feta. Perimet së bashku me xhenxhefilin dhe selinon i qitni në 'blender' dhe i imtësoni mirë. Pija që relakson organizmin më së miri është që të pihet pas drekës, përbërësit e perimeve do të ndikojnë pozitivisht në shkaktarët më të shpeshtë të pagjumësisë, siç janë pengesat në tretje, shtypja e lartë e gjakut dhe stresi.

(Kosova Sot Online)