Pakësojini dhimbjet në gjunjë përmes këtyre ushtrimeve

  • E.K /
  • 06 April 2024 - 09:41
Pakësojini dhimbjet në gjunjë përmes këtyre ushtrimeve

Gjuri është nyjë që pëson ngarkesë të madhe çdo ditë. Indi elastik që mbron eshtrat fillon të zhduket. Për fat të mirë, këtë mund ta shmangni, përmes ushtrimeve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

1. Shtrihuni në shpinë me njërën këmbë lart. Tjetrën e mblidhni në gju, e ngrini lart nja 20 cm sipër bazës. E mbani ashtu për 5 minuta. Kthehuni në momentin fillastar dhe relaksohuni.

2. Shtrihuni në shpinë me njërën këmbë lart. Nën gjurin me dhimbje vendosni një jastëk. Ngrini shputën dhe me gju shtyni jastëkun përmes bazës. Mbani këtë pozitë për 5 sekonda.

3. Uluni në karrige duke u mbështetur në duar. Njërën këmbë e ngrini dhe hapni gjurin. Mbani atë pozitë për 5 minuta. 

4. Shtrihuni në stomak me jastëkun përfundi. Mblidhni njërin gju dhe e ngrini nga baza. Mbani pozitën për 5 sekonda. Ushtrimin përsëriteni edhe me këmbën tjetër.

5. Shtrihuni dhe këmbët i mblidhini në gjunjë. Me këmbën që ndjeni dhimbje filloni të “vozitni” biçikletën. Shpina duhet të qëndrojë fort për dysheme. Ushtrimi zgjat një minutë.

6. Gjurin e tërhiqni drejt stomakut dhe e kapni me dy duart. E shtrini ngadalë derisa ta ndjeni tensionimin. Qëndroni ashtu për 10 sekonda. Mund të përdorni si ndihmë shirit ose shami. Ushtrimin ta përsëritni 3-4 herë nga të dyja anët. 

(Kosova Sot Online)