Qumështi shërues nga kurkuma
Kurkuma është rrënjë nga familja e xhenxhefilit, me ngjyrë të verdhë karakteristike, e vetitë shëruese janë që moti të njohura. Kurkuma është përbërës i shpeshtë si ilaç për fyt, ftohje, dhimbjet në gjoks, dhimbje të dhëmbit, e disa studime merren me ndikimin e kurkumës kundër kancerit. Në vijim ju sjellim recetën shëruese për qumështin e kurkumës, që me pak mund të përgatitet në shtëpinë tuaj, trasmeton gazeta Kosova Sot
Përbërësit e nevojshëm: Dy gota qumësht të yndyrshëm Një lugë kurkumuë pluhur 2-3 kokrra piper 2-3 fara të bluara të kardamomit Një pjesë të grirë xhenxhefili Shafran (sipas dëshirës) Përgatitja: Në qumësht mund të shtoni ëmbëltues si mjaltë apo bimë stevia. Qumështin e përzieni me erëza dhe e aplikoni mbi shporet për t'u ngrohur 2-3 minuta. Pastaj le të ftohet qumështi, e procedoni dhe e shërbeni. Ky qumësht është i përsosur për viruse dhe ftohje, forcim të sistemit imun dhe ngritjen e energjisë.
(Kosova Sot Online)