Mjedra çudibërëse: Kaq shumë përbërës shërues në një pemë!

  • E.k /
  • 15 May 2024 - 10:37
Mjedra çudibërëse: Kaq shumë përbërës shërues në një pemë!

Mjedra, në të gjitha vendet konsiderohet si një bimë me pozitë të veçantë në mjekësi, por edhe si bimë shëruese, mjaft e shijshme. Mjedra është një shkurre e cila vjen nga Evropa juglindore, e gjithnjë e më shpesh po rritet edhe nëpër kopshte, ngjashëm sikurse edhe mollët, dardhët apo qershitë. Vlera energjike e 100 gramë të mjedrës së freskët është rreth 52 kilokalori.

Nga kjo posedon rreth 86 për qind ujë, 1,2 për qind proteina, 0,65 për qind yndyrë dhe 12 për qind karbohidrate. Është burim i shkëlqyeshëm i fibrave dietale (6,5 g). Është shumë e ëmbël e posedon pak kalori, që është arsye e mjaftueshme që të kënaqemi duke e konsumuar. Është e pasur me vitamina C e përmban edhe vitaminat e kompleksit B, vitamina E dhe K.

Në revistën ‘BioFactors’ është botuar se aktivitetet antioksidues të mjedrës janë për 50 për qind më të mëdha se aktivitete antioksidues të dredhëzës, 10 herë më shumë se të domates dhe 3 herë më shumë se të kivit. Ky aktivitet antioksidues nuk humbet as atëherë kur mjerat janë të ngrira apo formohet prej tyre xhem.

(Kosova Sot Online)