Dieta me oriz dhe erëza indiane për një trup vital

  • E.k /
  • 15 May 2024 - 10:05
Dieta me oriz dhe erëza indiane për një trup vital

Me kuzhinën indiane mund të humbet në peshë, pa humbur elementet e rëndësishme. Me aplikimin e erzës këri (curry) mund të humbni dy deri katër kilogramë për dy javë. Në perëndim gjithnjë e më shumë është popullarizuar mënyra indiane e të ushqyerit, që para së gjithash bazohet në gjelat prej orizi. Kjo dietë bazohet në kuzhinën indiane, ku dominojnë ushqimet e pasura me karbohidrate, me shumë erëza ekzotike.

Në majë të menysë gjendet orizi me këri dhe kanellë. Këri është shumë e popullarizuar në Indi, i cili shpejton metabolizmin më shpejtë se secili artikull tjetër. Edhe pse konsumohet në sasi të vogla, këri ka aftësinë e parandalimit të rritjes së indit yndyror. Hulumtimet në Holandë kanë treguar se me konsumimin e kërit në menynë e përditshme mund të humbni nga dy deri në katër kilogramë për dy javë. Për orizin si ushqim dietal mjafton të themi se ai sugjerohet për ushqim nga të gjithë mjekët. Orizi i gatuar në kombinim me qumësht është prodhim i shkëlqyeshëm dietal, ndërsa përfitimi i tij më i madh është se pastron trupin prej helmeve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Menyja për shtatë ditë

Dita e parë

Kafjalli: 1 gotë qumësht dhe 1 banane.

Dreka: 3 lugë të orizit të gatuar të erëzuar me sojë, 1 gotë çaj të zi, 1/3 e gotës perime të ziera me këri.

Darka: 1 gotë çaj të zi, 2/3 e gotës perime me këri.

Receta për perimet me këri:

Tri domate i ndani në rriska. Ta qëroni 1 patëllxhan, pastroni dhe ta ndani në kubëza. Dy speca dhe 1 karotë i ndani në shirita. Imtësisht të preni 2 thelb të qepës. Patëllxhanin dhe karotën i zieni në vaj ulliri, më pas shtoni specat dhe domatet. I zieni në zjarr të lehtë për 15 minuta, më pas shtoni një lugë këri, kripë dhe qepë. I zieni edhe për 10 minuta.

Dita e dytë

Kafjalli: grejpfrut, 1 gotë çaj të zi.

Dreka: 6 lugë oriz të gatuar me 1 lugë këri dhe pak kripë. 1 gotë qumësht. Kura ta zieni orizin, kripën dhe kërin i shtoni 5 minuta para se të përfundojë zierja.

Darka: 6 lugë oriz të zier me 1 lugë këri dhe pak kripë. 1 gotë çaj të zi.

Dita e tretë

Kafjalli: 2 mandarina, 1 gotë qumësht.

Dreka: 5 lugë oriz të gatuar me këri dhe kripë, 1 gotë çaj të zi me pak kanellë.

Darka: 5 lugë oriz të zier me këri dhe kripë, 2 mandarina.

Dita e katërt

Kafjalli: 2 tranguj të zier, të përgatitur me pak vaj dhe majdanoz, 1 gotë çaj të zi.

Dreka: 2 patate të ziera me kripë, 1 gotë qumësht.

Darka: Sallatë nga molla dhe karota.

Preni në shirita 2 mollë dhe 1 karotë. Shtojani 1 lugë mjaltë dhe disa pika limon dhe përziejeni.

 Dita e pestë

Kafjalli: 1 gotë qumësht, 2 vezë të fërguara.

Dreka: 100 g shparguj të gatuar, 1 gotë çaj të zi.

Darka: 5 lugë oriz të zier me pak kripë, 1 gotë çaj të zi me pak kanellë.

Dita e gjashtë

Kafjalli: 1 portokall, 10 bademe.

Dreka: 6 lugë oriz të zier me 1 lugë këri dhe pak kripë.

Darka: Supë me oriz.

 Dita e shtatë

Kafjalli: Sallatë nga 1 domate, 2 speca, 3-4 pjesë kopër me pak vaj bimor.

Dreka: 7 lugë oriz të zier me 1 lugë këri dhe pak kripë, 1 gotë qumësht.

Darka: 1 banane dhe 1 grejpfrut.

(Kosova Sot Online)