Tonik i thjeshtë dhe natyral për shërimin e plagëve

  • E.k /
  • 17 May 2024 - 10:01
Tonik i thjeshtë dhe natyral për shërimin e plagëve

Ekzistojnë gjëra në natyrë, të cilat parandalojnë apo zbutin lëndimin, më saktësisht plagët. Rrëshira e pishës, e cila gjendet në lëvore, e pasur me materie të hidhura dhe vaj eterik, përmban materien shëruese, terpentinë. Në mjekësinë popullore preparatet nga rrëshira e pishës përdoren për shërimin e sëmundjeve të lëkurës.  

Gjatë përdorimit të tyre nevojitet kujdes dhe përmbajtja e saktë e dozës. Rrëshira e pishës përdoret në sanimin e plagëve të hapura, pasi që shpejt parandalon gjakderdhjen.

TONIK PËR SHËRIMIN E PLAGËVE

• Të hiqet lëvorja nga pisha dhe të bëhet sa më e imët.

• T'i shtohet ujë i ngrohtë, por jo i vluar dhe e përzieni derisa të tretet.

• Lëngu i fituar duhet të jetë vetëm pak më i dendur se sa uji i thjeshtë.

• E shtoni në fashë dhe e vendosni në plagë.

• Nëse fasha qëndron në vendin e plagës gjatë gjithë ditës, atëherë detyrimisht ndërrojeni pas çdo dy orëve.

(Kosova Sot Online)