![Pas të 30-ve më lehtë shtoni peshë, ja pse](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/26/200x200_Weight-gain-is-another-sign-of-teenage-pregnancy.jpg1722023077.webp)
Uji në mëngjes për shëndet më të mirë
![Uji në mëngjes për shëndet më të mirë](/uploads/kosova-sot/images/2024/January/29/auto_089qdk1g_benefits-of-drinking-water-before-brushing_625x300_24_November_221706528741.webp)
Uji nuk është vetëm një pije që e shuan etjen, por vepron në mënyrë shëruese në tërë organizmin. Një gotë me ujë në lukth të zbrazët (në mëngjes) e pastron zorrën e trashë dhe ia lehtëson absorbimin e materieve të dobishme nga ushqimi. Nëse në mëngjes e pini gjysmë litri ujë të ftohtë, një gjë e tillë do ta shpejtojë metabolizmin për 24 për qind.
Uji mund të ndihmojë edhe në rast të dhimbjes së kokës. Shkaktar i dhimbjes së kokës në shumicën e rasteve është furnizimi i dobët me gjak i enëve të gjakut në tru, ndërsa uji i ftohtë e nxit furnizimin dhe e redukton dhimbjen. Në disa raste dhimbjen e kokës mund ta largoni edhe duke i vënë duart dhe këmbët në një enë me ujë të ftohtë dhe duke i mbajtur ashtu prej 30 sekondave deri në 10 minuta. Ky trajtim e nxit qarkullimin e gjakut në tru.
(Kosova Sot Online)