Uji i vakët me limon për shëndet më të mirë
Uji i vakët me limon është pije e përkryer për mëngjes, sepse ndihmon sistemin e tretjes që më lehtë t’i largojë materiet e mbetura nga organizmi, duke parandaluar obstipacionin dhe diarrenë. Një gotë me lëng limoni përmban më pak se 25 kalori, ndërsa është e pasur me kalcium, kalium, vitaminë C dhe fibra. Limoni ndihmon në mirëmbajtjen e sistemit të imunitetit dhe mbron nga infeksionet.
Dobitë që sjell limoni
- Pektina në limon është shumë e dobishme për shëndetin e zorrës së trashë
- Limoni e mirëmban nivelin e aciditetit
- Konsumimi i ujit me limon herët në mëngjes ndihmon në largimin e helmeve nga organizmi
- Ndihmon tretjen
- Është burim ideal i acidit të imunitetit, kaliumit, kalciumit, fosforit dhe magnezit
- Parandalon rritjen dhe shumimin e baktereve patogjene që shkaktojnë infeksione dhe sëmundje
- Ndihmon në reduktimin dhe dhimbjeve dhe inflamacioneve në nyja dhe gjunjë
- Ndihmon në largimin e simptomave të ftohjes
- Kaliumi nga limoni e ushqen trurin dhe qelizat nervore
- Forcon mëlçinë duke ofruar energji për enzimat e saj
- Ndihmon në balancimin e nivelit të kalciumit dhe oksigjenit në mëlçi
- Parandalon krijimin e rrudhave dhe akneve
- Ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit të syve.
(Kosova Sot Online)