5 ushqime të shijshme dhe të yndyrshme që ndihmojnë të humbni në peshë

  • E.K /
  • 21 May 2024 - 12:41
5 ushqime të shijshme dhe të yndyrshme që ndihmojnë të humbni në peshë

Kur një ushqim përmban yndyrë, kjo nuk do të thotë se do të trasheni. Ekzistojnë ushqime të caktuara që nuk ju trashin, por në fakt ndihmojnë të humbni në peshë. Ja cilat janë ato

GJALPI I BAJAMEVE

Bajamet përmbajnë sasi të lartë të kalorive dhe yndyrës, por një studim i bërë nga "International Journal of Obesity and Related Metabolic Disorders" e dëshmon të kundërtën. Ata kishin krahasuar dy grupe individësh. Një grup kishte dietë të moderuar me yndyrë, yndyra vinte nga bajamet. Grupi tjetër kishte ndalesa në kalori dhe në yndyrë. Doli se grupi që kishte konsumuar më shumë yndyrë kishte humbur 50 për qind më shumë në peshë.

GJEDHI I USHQYER ME BAR

Gjedhi i ushqyer me bar mund të jetë i shtrenjtë, por posedon yndyra shumë të shëndetshme. Përmban edhe sasi të madhe të aminoacideve omega 3, të cilat njihen për faktin se e ulin nivelin e kolesterolit. Mishi i këtij gjedhit është i mirë për ta holluar belin. Ka pak kalori se sa gjedhi i zakonshëm.

VAJI I ULLIRIT

Vaji i ullirit është superushqim, që njihet se e lufton kancerin dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare. Një studim ishte marrë me vajin e ullirit. Njerëzit që e konsumojnë kishin më shumë hormonin "adiponectin" në sistemin e tyre. Ky hormon njihet se e shkrin yndyrën dhe ul mundësinë për të shtuar në peshë.

ÇOKOLLATA E ZEZË

Një studim i fundit ka treguar se njerëzit që konsumojnë sasi të kufizuar të çokollatës së zezë para shujtave kanë 175 kalori më pak sesa ata që e konsumojnë çokollatën e zakonshme me qumësht. Si është e mundur kjo? Çokollata e zezë ka një enzimë që procedimin e ushqimit e ngadalëson, duke ju bërë të ndiheni më gjatë të ngopur.

KOKOSI

Kokosi përmban një lipide që i lufton bakteret, si dhe e ul kolesterolin. Në studim ka dëshmuar se lipidet po ashtu e ulin yndyrën abdominale. Dy grupeve të pjesëmarrësve u ishin dhënë nga dy lugë vaj kokosi çdo ditë. Njëri grup kishte marrë vaj kokosi e tjetri vaj të sojës. Ata që kishin marrë vaj kokosi kishin peshë më të ul.

(Kosova Sot Online)