![Pas të 30-ve më lehtë shtoni peshë, ja pse](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/26/200x200_Weight-gain-is-another-sign-of-teenage-pregnancy.jpg1722023077.webp)
Karota, mjalti dhe qepa mbrojnë nga ftohjet
![Karota, mjalti dhe qepa mbrojnë nga ftohjet](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/22/auto_honey-onion-juice-for-hair-growth1716361801.jpg)
Nëse dëshironi që të qëndroni të shëndetshëm gjatë dimrit, me rëndësi është të keni kujdes me ushqimin Karota - është e pasur me beta karotinë dhe vitamina A, karota ndihmon në luftën kundër ftohjes dhe gripit. Pos kësaj, mbron nga infeksionet të cilat janë më të shpeshta gjatë dimrit.
Çaji i gjelbër - është antioksidues i fortë dhe posedon substanca të forta kundër viruseve dhe baktereve. Me konsumimin e pesë gotave me çaj të gjelbër në ditë do ta forconi imunitetin.
Kërpudhat - mbrojnë nga ftohjet dhe viruset gjatë dimrit. Kërpudhat e bardha në masë të madhe shtojnë nivelin e qelizave natyrale vrasëse - komponentë vitale në sistemin imun.
Qepa - që moti përdoret si ilaç kundër ftohjes dhe gripit. Mjekësia perëndimore mendon se posedon aftësinë e shtimit të enzimave që i ndihmojnë mëlçisë në pastrimin e gjakut.
Mjalti - njihet për përbërësit e vet antibakterialë, që ndihmojnë kundër baktereve dhe viruseve. Një lugë mjaltë në mëngjes hidheni në çaj apo para gjumit në qumësht.
(Kosova Sot Online)