Hani më shpesh karotë, fuqia e saj është e jashtëzakonshme

  • E.K /
  • 24 May 2024 - 10:00
Hani më shpesh karotë, fuqia e saj është e jashtëzakonshme

Karotën mund ta hani të papërpunuar ose të zier, ndërsa sjell shumë dobi për shëndetin e njeriut.

KARAKTERISTIKAT KUNDËR INFLAMACIONEVE

Ndoshta nuk do të keni nevojë për ndonjë arsye tjetër që menjëherë ta qëroni dhe ta hani një karotë. Përveç karakteristikave kundër inflamacioneve, mendohet se edhe i zbut dhimbjet.

MBRON NGA KANCERI

Studimet e botuara në edicionin e internetit të ‘Archives of Internal Medicine’ zbulojnë që kjo perime është e pasur me alfa-karotinë, që vepron si antioksidues që lufton kancerin. Karota është e pasur me vitamina A dhe C në formë të beta-karotinës të njohur për stimulimin e prodhimit të rruazave të bardha të gjakut, të cilat e ndihmojnë organizmin në luftën kundër qelizave kancerogjene.

DEGJENERIMI MAKULAR

Të shumta janë studimet, që kanë zbuluar se konsumimi i sasive të mëdha të beta-karotinës redukton gjasat për zhvillimin e kësaj sëmundjeje dhe atë për gati 40 për qind.

(Kosova Sot Online)