Largojini infektimet urinare në mënyrë natyrale

  • E.K /
  • 24 May 2024 - 11:35
Largojini infektimet urinare në mënyrë natyrale

Janë shumë të shpeshta te femrat, por edhe te të moshuarit dhe foshnjat, ndërsa duhet të trajtohen qysh në nisje, e me ilaçe natyrale nuk mund të gaboni kurrë.

MAJDANOZI

Çaji nga majdanozi është i shkëlqyeshëm për pastrim të organizmit dhe largim të lëngut të tepërt, e përveç kësaj është ilaç shumë i mirë kundër infektimeve urinare.

Përgatitja:

Një ose dy lugë të vogla të fletëve të thara ose rrënjës së majdanozit i qitni në një filxhan me ujë të valë dhe e lini që të qëndrojë dhjetë minuta.Kullojeni dhe e pini derisa është ende i ngrohtë. I pini tre filxhanë në ditë, pas shujtave.

MËNDAFSHI I MISRIT

Në mjekësinë popullore mëndafshi i misrit është i njohur si mjet shumë i mirë për trajtim të inflamacionit të kanaleve të urinës. Përveç kësaj, është vërtetuar që pirja e rregullt e këtij çaji nxit shpërbërjen e gurëve dhe mënjanimin
e rërës nga veshkat.

Përgatitja:

Një lugë me fije të mëndafshit të misrit e qitni në 3 dl ujë të valë. E zieni për tre minuta,
e mbuloni me kapak, e hiqni nga shporeti dhe e lini që të ftohet. Duhet ta pini tri herë në ditë nga një filxhan me çaj të ftohtë.

(Kosova Sot Online)