![Pas të 30-ve më lehtë shtoni peshë, ja pse](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/26/200x200_Weight-gain-is-another-sign-of-teenage-pregnancy.jpg1722023077.webp)
Fiqtë e tharë ndihmojnë kundër anemisë
![Fiqtë e tharë ndihmojnë kundër anemisë](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/24/auto_auto_Fiku-i-that--16947691581716549277.webp)
A e keni ditur se katër fiq të tharë sigurojnë madje një të katërtën e sasisë së rekomanduar ditore të hekurit, i cili është i nevojshëm për organizmin tonë? Për ta arritur efektin maksimal, fiqtë i hani me komposto ose me lëng të freskët sapo të shtrydhur të portokallit që është i pasur me vitaminë C, sepse e përmirëson absorbimin e hekurit.
Fiqtë e tharë janë të pasur edhe me minerale. Përveç hekurit, fiqtë kanë bakër, zink, selen, mangan, kalcium dhe kalium. Fiqtë përmbajnë edhe acide yndyrore Omega-3 dhe Omega-6, si dhe fitosterole, që mund të ndikojnë në reduktimin e nivelit të kolesterolit në gjak.
(Kosova Sot Online)