Kungulleshkat ulin kolesterolin, përmirësojnë tretjen

  • E.K /
  • 27 May 2024 - 10:09
Kungulleshkat ulin kolesterolin, përmirësojnë tretjen

Vlera energjike dhe ushqyese e kungulleshkave është jashtëzakonisht e madhe. Pos karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave, në vete përmbajnë edhe mangan, magnez, fosfor, bakër, hekur, zink.

KUNGULLESHKAT KUNDËR KOLESTEROLIT DHE PËR MBROJTJE TË ZEMRËS

Materiet ushqyese që janë të pranishme në kungulleshka janë të shëndetshme për zemër. Magnezi parandalon sulmin në zemër. Pos kësaj, magnezi dhe kaliumi mund ta normalizojnë shtypjen e gjakut. Këto dy elemente kimike që gjenden në kungulleshka e mbrojnë sistemin kardiovaskular nga arteroskleroza. Vitamina C parandalon oksidimin e kolesterolit.

KUNGULLESHKAT PËR PUNË TË RREGULLT TË ZORRËVE

Nutrientet me të cilat kungulleshkat janë të pasura ndikojnë mirë edhe në shëndetin e sis temit tretës. Konsumimi i lartë i fibrave ndikon në zbrazjen e zorrëve, e me vetë këtë edhe me heqjen e helmeve nga organizmi, derisa në bazë të disa studimeve, acidi folik, vitamina C dhe beta karotinë ofrojnë mbrojtje qelizave të zorrëve nga kanceri.

KUNGULLESHKAT PËR LËKURË TË BUKUR DHE TË SHËNDOSHË

Nëse keni lëkurë problematike me mitestere, akne dhe puçrra, vaji nga farat e kungulleshkës mund të shtohet në maskat për fytyrë. Kjo do t'i ndihmojë lëkurës suaj që të qetësohet. Kungulleshkat ngadalësojnë plakjen, largojnë nervozën dhe përmirësojnë cilësinë e gjumit.

(Kosova Sot Online)