![Pas të 30-ve më lehtë shtoni peshë, ja pse](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/26/200x200_Weight-gain-is-another-sign-of-teenage-pregnancy.jpg1722023077.webp)
Përgatiteni recetën natyrale që ju forcon imunitetin
![Përgatiteni recetën natyrale që ju forcon imunitetin](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/30/auto_ginger001-e15270687354501717056610.jpg)
Kur keni imunitet t fortë e keni më të lehtë që të mbroheni prej sëmundjeve të ndryshme. Për të pasur imunitet të fortë, duhet të hani shëndetshëm, por edhe kjo fshehtësi është e përdorshme, provojeni.
PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM:
• 700 ml uthull të mollës; • 30 g hudhër të copëtuar imët; • 30 g qepë të copëtuar imët; • 2 speca të freskët; • 30 g xhenxhefil të imtësuar; • 2 lugë rrikë të bluar; • 2 lugë kurkumë;
MËNYRA E PËRGATITJES
Të gjithë përbërësit (me përjashtim të uthullës) i vendosni në një enë. I përzieni të gjithë bashkë, më pas masën e fituar e vendosni në kavanoz prej qelqit dhe shtini uthullën. E mbyllni fort dhe e përzieni mirë. Mbushni 2/3 e kavanozit me përbërësit e përzier e pjesën tjetër e mbushni me uthull. Kavanozin ta mbani në një vend të ftohtë për dy javë.
MËNYRA E KONSUMIMIT
Konsumoni një lugë të madhe të ilaçit në ditë. Imuniteti do të përmirësohet, por mos e teproni me ilaçin, një lugë në ditë mjafton dhe atë pas kafjallit.
(Kosova Sot Online)