
Shkrini dhjamin përreth belit me këto ushqime

Lufta me dhjamin në stomak dhe kilogramët shtesë në këto ditë të nxehta verore disi duhet të përfundojë. Për të arritur dukjen e përsosur, detyrimisht konsumoni këto ushqime,raporton Gazeta Kosova Sot
DRITHËRAT Kur vërtet do ta hidhni bukën e bardhë nga menyja, rezultatet shpejt do t'i vëreni në trupin tuaj. Nëse shujtën tuaj nuk mund ta imagjinoni pa bukë, atëherë duhet ta dini cilin lloj të bukës guxoni ta përdorni. Bukën e bardhë zëvendësojeni me bukën nga drithërat. Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë 2-3 porcione bukë jo të bardhë, 2.4 për qind kanë më pak yndyrë trupore.
PERIMET Perimet përfundimisht janë faktori më i rëndësishëm nëse dëshironi të humbni në peshë. Përfundimisht duhet të janë pjesë përbërëse e drekës. Perimet, si brokoli, bizelja, misri, spinaqi janë ndihmë shtesë në humbjen në peshë.
PROTEINAT PA YNDYRË Proteinat pa yndyrë janë më të obliguarit, sepse më gjatë ju mbajnë të ngopur për dallim nga karbohidratet, pas së cilave ndjenja e urisë shpejt kthehet. Hani më shumë mish të pulës, gjeldeti, vezë, salmon ton.
(Kosova Sot Online)