Vetitë shëruese të borzilokut
Borziloku njihet si bimë e gjithanshme në gatim. Mund të përdoret në sallatë, supë. Ja disa nga vetitë shëruese të borzilokut.
Kujdeset për shëndetin e dhëmbëve Borziloku është një antibiotik dhe antibakterial natyral. Duke bërë masazh mishit të dhëmbëve me gjethet e borzilokut mund të shëroni gjakrrjedhjen dhe dëmtimet e dhëmbëve.
Kundër kafshimeve nga insektet Aplikoni lëngun e borzilokut aty ku ju ka kafshuar ndonjë insekt, shpejtë do ta ndjeni përmirësimin.
Shëron gojën e infektuar Përtypni një gjethe borziloku për ta shëruar infeksionin dhe ulcerat në gojë. Përtypja po ashtu ndihmon në largimin e aromës së keqe nga goja.
Forcon veshkat Borziloku njihet për thyerjen dhe largimin e gurëve nga veshkat. Pini lëng borziloku për gjashtë muaj, një herë në ditë, për të hequr gurët nga veshkat.
Kundër stresit Borziloku njihet për faktin se lehtëson ankthet, depresionin dhe stresin. Përtypni 12 gjethe borziloku në ditë për ta lehtësuar simptomat e stresit dhe ta përmirësoni disponimin.
I mirë për zemër Ulni nivelin e kolesterolit të lartë duke konsumuar çaj borziloku, ose duke marrë suplemente në bazë të tij. Parandalon problemet e zemrës, si infarktin, shtypjen e lartë të gjakut dhe dështimin kardiak.
(Kosova Sot Online)