Limoni dhe majdanozi –ilaçi i shkëlqyeshëm kundër baktereve

  • E.k /
  • 03 June 2024 - 10:10
Limoni dhe majdanozi –ilaçi i shkëlqyeshëm kundër baktereve

Kombinimi i limonit dhe majdanozit, duke shtuar mjaltë dhe vaj ulliri, shndërrohet në ilaç të shkëlqyeshëm kundër baktereve, sidomos Esheria kolit. Majdanozi është burim i vërtetë i shëndetit, që fshihet në gjethet dhe rrënjët e tij.  Ndihmon në shërimin e shumë sëmundjeve, si pezmatimin e prostatës, ënjtjen e këmbëve, reumatizmin, dhimbjet e eshtrave, mbipeshën.

Në Egjiptin e vjetër me majdanoz kanë shëruar veshkat dhe rrugët urinare. Dy dobitë shëruese të limonit janë efekti i tij kundër baktereve dhe viruseve.

Përbërësit e nevojshëm: 250 g rrënjë të majdanozit, 250 g limon, 250 g mjaltë, 2 dl vaj ulliri.

Para përdorimit, limonin e futni në ujë të ftohtë, në të cilin keni shtuar pak sodë bikarboni.

E nxirrni nga uji dhe e thani e më pas e ndani përgjysmë. Hiqni farat.Rrënjët e majdanozit duhet t’i pastroni mirë. Në blender, së bashku vendosni limonin, majdanozin, mjaltin, vajin e ullirit dhe i përzieni mirë. Do ta fitoni një masë të fortë, të cilën duhet ta vendosni në kavanoz. E ruani në frigorifer. E konsumoni nga një lugë para kafjallit dhe darkës. Marrë parasysh se ka shumë përbërës, mund ta përdorin edhe fëmijët e gratë shtatzëna. 

(Kosova Sot Online)