![Pas të 30-ve më lehtë shtoni peshë, ja pse](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/26/200x200_Weight-gain-is-another-sign-of-teenage-pregnancy.jpg1722023077.webp)
Mënyra më e thjeshtë për forcimin e imunitetit
![Mënyra më e thjeshtë për forcimin e imunitetit](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/11/auto_auto_Cold-or-hot-shower-Dush-i-ftohte-ose-i-nxehte17091944991718100000.jpg)
Mjekët ofrojnë një mënyrë të thjeshtë për forcimin e imunitetit: Mbajtja e shputave të këmbës në ujë të ftohtë akull. Fuqia e ujit të ftohtë dhe dushi i ftohtë dhe një banjë e ftohtë kanë një traditë të gjatë në shumë kultura dhe arsyet janë të ndryshme.
Edhe pse dushi dhe banja me ujë të ngrohtë është më e rehatshme, uji i ftohtë ka shumë përparësi për shëndetin. Ekspertët gjermanë kanë zbuluar se dushi i përditshëm me ujë të ftohtë, dy minuta në ujë të ftohtë, ndikon që më pak të ftoheni. Dushi i ftohtë dhuron energji. Zemra rrah më fortë, e gjaku qarkullon më mirë. Shumë njerëz pohojnë se dushi i ftohtë zbut stresin dhe përmirëson disponimin.
(Kosova Sot Online)