Ushqimet që përmbajnë gluten

  • E.k /
  • 12 June 2024 - 13:41
Ushqimet që përmbajnë gluten

“Ushqimet janë ilaçi juaj”, kështu ka thënë Hipokrati. Ushqimet që përmbajnë gluten për dikë nuk janë aspak të shëndetshme. Në ushqimet e tilla njerëzit që kanë probleme nga konsumimi i tyre kanë kujdes, por çfarë nëse gluteni paraqitet në disa ushqime, që askush nuk e pret. Në vijim ju paraqesim disa artikuj, të cilët papritmas del se kanë sasi të glutenit.

Sheqeri

Vetëm përgatitja e ëmbëlsirës apo e tortës na shtyn të mendojmë se sa dezert i këndshëm që është. Mbani në mend se sheqeri, e po ashtu edhe sheqeri pluhur, në çokollatën apo ëmbëlsirën e zbukuruar përmban sasi të lartë të glutenit.

Supa

Ngjashëm sikurse edhe në gjella dhe salca, jo rrallëherë gluteni ndodhet edhe në supë. Mu për këtë arsye, do të ishte mirë të bazoheni në supën të cilën e përgatisni vetë, e të mos u besoni supave, të cilat ose ju servohen diku të gatshme, apo i blini në paketim të gatshëm.

Soja

Soja nuk është aspak alternativë e këndshme për të gjithë ata që nuk kanë tolerancë karshi glutenit. Mirëpo, mjekët ju sugjerojnë që me kujdes ta lexoni përmbajtjen e më pas të përcaktoheni për ushqimin. Edhe këtu do të ishte mirë që recetën ta bëni ju vetë, të mos mbështeteni në etiketat e të tjerëve. 

Akullorja

Të gjithë ne e konsumojmë me ëndje, e sidomos në këtë fillim verë, por dijeni se gluteni shpeshherë përdoret si përbërës lidhës për akulloren. Në fakt, shkencëtarët përmendin se si “gruri mund të shtohet në mënyrë që të parandalohet formimi i akullit“. Duroni qejfin dhe kujtoni shëndetin.

Vaji

Nëse ushqimin, të cilin e konsumoni më shpesh, e blini nëpër vende të dyshimta, atëherë duhet të jeni të vetëdijshëm për rrezikun e mundshëm që mund t’ju pret. Mund të ndodhë që vaji, me të cilin ushqimin tuaj e keni porositur, mund të ndodhë që paraprakisht të ketë fërguar ushqim të pasur me gluten. 

(Kosova Sot Online)