Zgjoheni të shtanguar? Ju dhemb tërë trupi?

  • E.k /
  • 13 June 2024 - 08:44
Zgjoheni të shtanguar? Ju dhemb tërë trupi?

Nëse vëreni se, në mëngjes nyjat tuaja lëvizin me vështirësi, atëherë kjo është shenjë se është koha e fundit që të përkujdeseni për to. Artriti është sëmundje e indit lidhor, i cili paraqitet gjatë jetës, por që, për shkak të stresit, haset edhe te të rinjtë. Ja si ta parandaloni këtë:

Vaji i kamomilit: Kamomili tanimë dihet se është bimë mrekullibërëse e cila mund të ndihmojë te shumë probleme shëndetësore. Ai mund të shërbejë edhe si përbërës i vajit për masazh, me të cilin mund ta largoni dhembjen e nyjave.

Një enë me vëllim 1l mbusheni me lule të kamomilit dhe përvëlojini ato me 1l të ndonjë vaji bimor, p.sh. të ullirit. Lëreni që të qëndrojë dy javë në vend të thatë dhe të errët, e më pas kullojeni në një enë të qelqtë. Këtë vaj mund ta përdorni një kohë të gjatë.

Kurkumina – duke qenë se largon vështirësitë reumatike, kjo mëlmesë duhet të gjendet gjithsesi në kuzhinën tuaj, sidomos nëse vuani nga artriti. Qiteni një lugë kurkuminë dhe pak mjaltë në një gotë të qumështit të vakët, të cilën pije duhet a pini çdo ditë.

Të dobishme janë edhe xhenxhefili, vishnjat, etj.

(Kosova Sot Online)