4 çipsat e shëndetshëm, që duhet t'i konsumoni gjatë verës

  • E.k /
  • 14 June 2024 - 11:43
4 çipsat e shëndetshëm, që duhet t'i konsumoni gjatë verës

Nëse mendoni më mirë, çipsat nuk janë ushqim i dëmshëm për stinën e verës.Me pak punë mund ta gjeni
alternativën më të mirë për ushqimin veror.Pa marrë parasysh, nëse kemi të bëjmë me ushqime të njelmëta të
grimcuara apo të ëmbla, ne ju sjellim opsionet më të shijshme, ku rolin kryesor e kanë çipsat

ÇIPS I PJEKUR NGA KAROTA

Nëse kërkoni për një alternativë të re, atëherë çipsat nga karota, të pjekur, janë ushqimi ideal për stinën e verës. Nuk janë ushqim i rëndë e nuk ndikojnë në ekuilibrin kilogramëve tuaj.

ÇIPS I PJEKUR NGA MOLLËT

Nëse ju pëlqejnë ushqimet e grimcuara, por kërkoni diçka më të ëmbël, atëherë ju sugjerojmë të përcaktoheni për çips të mollës së pjekur, pasi që dihet se sa e shëndetshme është një mollë.

ÇIPS TË ËMBËL DHE TË NJELMËT NGA PATATJA

Një pjesë e uthullës është ajo që këta çips i bën kaq të shijshëm. Të gjithë e dimë se sa e shijshme është patatja, kështu që një recetë, si kjo, gjithsesi është e shëndetshme.

ÇIPS TË PJEKUR SPINAQI

Me sa duket, çipsat nga spinaqi pos se janë të shëndetshëm, sivjet janë edhe në trend. Nëse ju shtoni edhe pak vaj ulliri, spinaqi i pasur me hekur natyrisht se do t'jua pushtojë organizmin me
vlera të shëndetshme ushqyese.

(Kosova Sot Online)