Pakësojeni rrezikun nga Alzheimer-i duke ecur

  • E.K /
  • 18 June 2024 - 09:14
Pakësojeni rrezikun nga Alzheimer-i duke ecur

Nëse ushtroni 20 minuta, tri herë në javë në mënyrë drastike do ta reduktoni rrezikun për t'u prekur nga sëmundja e Alzheimer-it, vërteton studimi i fundit. Shkencëtarët nga Kembrixhi pohojnë madje se dalja një stacion më herët nga autobusi, ndërsa pjesën tjetër për të shtëpi ta bëni në këmbë, mund ta parandalojë këtë sëmundje të rëndë. Ata kanë zbuluar se një e treta e njerëzve, në të gjitha rastet, rrezikohen nga kjo sëmundje si pasojë e mënyrës dhe stilit të jetesës, përfshirë këtu të qenët pasiv, mbipeshën, shtypjen e lartë të gjakut.

Por, nga të gjitha këto, mungesa e ushtrimeve është faktori më i rëndësishëm për shfaqjen e kësaj sëmundjeje. Studiuesit besojnë se ushtrimet e rregullta fizike ndikojnë në qarkullimin e rregullt të gjakut në tru të pasur me oksigjen. Shkencëtarët theksojnë se shkalla e sëmundjes është në rritje përderisa ky rrezik mund të ulet edhe nëse në vendin tuaj të punës shkoni duke ecur. Të rriturit duhet të ushtrojnë së paku 2 orë e gjysmë në javë, përfshirë kujdesin në kopsht apo edhe punët rreth shtëpisë.

(Kosova Sot Online)