Ja arsyet e njollave të bardha në thonj

  • E.k /
  • 21 June 2024 - 10:09
Ja arsyet e njollave të bardha në thonj

Kur ishim të vegjël, na thoshin se pikat e bardha në thonj na shfaqen nëse nuk pimë qumështin. Por, mungesa e kalciumit e shkakton këtë, por, nëse ato rriten dhe nuk largohen, kjo mund të jetë shenjë se diçka serioze po ndodh në trupin tuaj.

MUNGESA E ZINKUT Rreziku më i madh është për vegjetarianët, personat me veshka të sëmura ose ata që vuajnë nga diabeti. Disa nga simptomat përfshijnë lodhje, diarre, humbje të oreksit dhe sistem të dobët imun.

INFEKSIONET ME KËRPUDHA Infeksionet me kërpudha janë të shpeshta. Disa prej simptomave përfshijnë thonjtë e fortë. Njollat e bardha shfaqen në afërsinë e majës ose rrënjës së thoit.

PELAGRA Pelagra në fakt është mungesa e vitaminave B3. Simptomat janë mundime, diarre.

MUNGESA E VITAMINAVE C Mungesa e vitaminave C shfaqet pa simptoma dhe kjo është brengë për njerëzit, që vuajnë nga anoreksia, ata që vuajnë nga diabeti dhe njerëzit që kanë diarre të shpeshta.

MËLÇIA E DËMTUAR Kur mëlçia është e dëmtuar, pos njollave të bardha në thonj mund të shfaqet edhe verdhëza, mundime, lodhje, humbje në peshë, ënjtje nëpër këmbë dhe nyja. 

(Kosova Sot Online)