Lëngu i shëndetshëm nga lakra

  • E.K /
  • 21 June 2024 - 11:24
Lëngu i shëndetshëm nga lakra

Lëngu nga lakra, sado i çuditshëm që të tingëllojë, mund të jetë shumë i shijshëm, e me të do ta mundni dhimbjen e kokës, aknen, problemet me shtypjen e gjakut e shumë të tjera. Mësoni si ta bëni dhe shfrytëzojeni maksimalisht.

Receta për lëng:

Vetë lakrën mund ta kombinoni me perime të tjera, por edhe me pemë. Lëngun e freskët e bëni duke e qitur gjysmë lakre të copëtuar në blender. Lëngun e pini të freskët, menjëherë, për efektin më të mirë. Megjithatë, ekzistojnë shumë kombinime të mira e ne jua sjellim një prej tyre.

Përbërësit:

-      1 trangull, i qëruar

-      Gjysmë lakre të kuqe të madhësisë mesatare

-      1 ose 2 dardha të buta

-      1 pjesë e vogël e rrënjës së xhenxhefilit

Të gjithë përbërësit i pastroni mirë dhe ua hiqni farat, e qëroni xhenxhefilin dhe i preni në copa të vogla. I qitni në blender dhe lëngun e pini të freskët. Lëngun mos e mbani në frigorifer dhe e pini në afat prej 24 orëve.

(Kosova Sot Online)