Dobitë që sjell shtogu

  • E.K /
  • 21 June 2024 - 13:59
Dobitë që sjell shtogu

Kjo bimë në mjekësi përdoret për përgatitjen e çajit, por edhe për shkak të frutave të saj

Shtogu (latinisht: Sambucus nigra) është i dobishëm kundër shumë sëmundjeve. Çaji nga lulet e shtogut nxit djersitjen dhe është i dobishëm kundër ftohjes, gripit dhe viruseve. Ai mund të përdoret edhe për shpëlarje të gojës, nëse keni mish të fryrë të dhëmbëve. Frutat mirë të tharë të kësaj bime, të cilat mund të ruhen edhe disa vjet, përdoren për mjekimin e diarresë, pasi të përdoren disa ditë. Kokrrat e kësaj bime mund të ruhen edhe duke u ngrirë, ku më pas nga to të përgatisni çaj. Nga lulet e kësaj bime, gjermanët përgatisin pije me shkumë.

Ja disa receta të dobishme që mund të përgatiten nga shtogu

Çaji nga lulet e shtogut

Një lugë e mbushur me majë me lule të shtogut, përvëlohet me 2 dl ujë dhe lihet që të qëndrojë i mbuluar për 10 minuta. Ky çaj është i dobishëm kundër ftohjes dhe gripit. Nëse keni kollë, atëherë këtij çaji shtoni edhe mjaltë.

Kura me djersitje

Përzieni 35 g të lules të shtogut, 35 g të luleve të blirit dhe 30 g të luleve të kamomilit. Çajin e përgatisni nga dy lugë të kësaj përzierjeje. Pini dy filxhanë të çajit të nxehtë, shtrihuni në shtrat dhe mbulojuni mirë. Përsëriteni këtë 2-3 herë në ditë.

Shpëlarja e gojës dhe fytit

Qitni 50 g të luleve të shtogut në 1 l të ujit të valë. Zieni pesë minuta dhe lërini që të ftohen. Shpëlajeni gojën apo bëni gargara katër deri gjashtë herë në ditë, sidomos pas buke. Ndihmon te inflamacioni i fytit, apo i gojës.

Pekmezi nga kokrrat e shtogut

Merrni kokrra të shtogut (2,5 kg) shpëlani dhe qitini në një enë me ujë, ashtu që uji vetëm t’i mbulojë ato. Zieni duke i përzier dhe ndrydhur, në mënyrë që nga to të dalë i tërë lëngu. Kulloni nëpër garzë. Shtoni sheqer, zieni 15 minuta dhe shtoni lëng limoni, 

transmeton gazeta Koosva Sot Online.

 

Çaj diuretik

Për një sekretim më të fortë të urinës, merren nga 30 g të lules së bimës Sambucus nigra, të frytit të majdanozit dhe dëllinjës (juniperus) si dhe 10 gramë kopër. Tri lugë të kësaj përzierjeje përvëloni me gjysmë litri ujë, mbuloni dhe lërini që të qëndrojnë gjatë natës. Pihet tri herë në ditë, nga një gotë, para buke.

Kundër hemorroideve

Të gjithë ata që kanë probleme me hemorroide e dinë se sa të sikletshme janë ato, si dhe sa vështirë është të gjesh ilaç për to. Por, shtogu paraqet njërin prej ilaçeve natyrore, efikase kundër hemorroideve. Gjethet e shtypura të kësaj bime mund t’i përdorni si kompresë. Mbështillni me garzë dhe vendosni direkt mbi hemorroide. Këtë kompresë mund ta lini të veprojë gjatë tërë natës.

Kundër reumës

Një kilogram të rrënjës së imtësuar të shtogut ziejeni në 5 litra ujë, për dy orë, duke vluar në vete. Më pas kulloni. Në këtë tretësirë futni këmbët e sëmura, e mund ta përdorni edhe për masazh.

Për tretje të mirë

Mbuloni 1 lugë të kokrrave të shtogut me 1 filxhan ujë, zieni pak dhe mbuloni. Lërini që të qëndrojnë ashtu për gjysmë ore, e më pas kulloni. Për një tretje më të mirë pini 1-2 filxhanë të këtij çaji në ditë. 

(Kosova Sot Online)