Bima me shije të hidhët që largon sëmundjet

  • E.K /
  • 22 June 2024 - 14:56
Bima me shije të hidhët që largon sëmundjet

Bima e njohur me emrin furça, apo në latinisht, Centaurium Umbellatum, përdoret që nga kohët antike. Pas kimioterapisë dhe radioterapisë preferohet çaji i përgatitur nga kjo bimë. Ajo e ul temperaturën, e forcon organizmin dhe gjakun, e pastron mëlçinë.

Kjo bimë është e përhapur nëpër livadhe, male dhe kaçuba. Lulëzon nga korriku deri në fund të shtatorit. Në këtë kohë mund të mblidhen shkurret lulevjollcë. Ato thahen të lidhura, apo të shtrira në një shtresë të hollë. Përbërësit kryesor të kësaj bime kanë shije të hidhët dhe janë përbërës të klasës glikozidë sekoiridoid: centapikrina, genciopikrozidi dhe sverciamarina.

Kjo bimë përdoret te ata që kanë mungesë të apetitit, probleme me lukth, por përdoret me efikasitet edhe për uljen e temperaturës, te ethet, te anemia, për një punë më të mirë të mëlçisë. Mbi të gjitha, bima në fjalë është e dobishme te sëmundjet e metabolizmit, te ekzantema, dobësimi i përgjithshëm dhe lodhja. Përdoret në formë çaji.

(Kosova Sot Online)