Largoni gurët dhe shtresimet nga dhëmbët me një përbërës të vetëm

  • E.k /
  • 24 June 2024 - 11:13
Largoni gurët dhe shtresimet nga dhëmbët me një përbërës të vetëm

Bëhet fjalë për vajin e papërpunuar ushqimor, më saktësisht, për vajin e kokos. Merrni dy lugë dhe vendosni në gojë. Shpëlajeni gojën me këtë vaj, mbajeni atë në gojë për pesë minuta, e më pas nxirreni jashtë. Ndoshta nuk do të ndiheni mirë, por me rëndësi është efekti që e arrini.

Kjo është një teknikë, e cila me shekuj përdoret në mjekësinë ayurvedike. Me këtë metodë largohet edhe era e keqe nga goja, shërohet gjingjiviti, ekzema, aknet, etj. Ky vaj nxjerr bakteret nga dhëmbët, mishi i dhëmbëve, por edhe nga i tërë organizmi. Në një studim është konstatuar se, përdorimi i vajit të kokos, në një masë të madhe largon bakteret, pllakën e dhëmbëve dhe gurët e tyre. Efekti i këtij vaji është i ngjashëm me atë të perit të dhëmbë.

(Kosova Sot Online)