Orizi integral si ilaç

  • E.k /
  • 24 June 2024 - 11:58
Orizi integral si ilaç

Detoksikimi me oriz do t’ju ndihmojë në çdo aspekt, duke përfshirë edhe humbjen e peshës dhe shëndetin e lëkurës.

Toksinet grumbullohen në organizmin tonë dhe ndikojnë në funksionet vitale. Në mënyrë që ta ktheni funksionimin normal, ju duhet ta bëni detoksikimin me oriz të vrugtë. Ja si ta bëni këtë

– Merrni po aq lugë të orizit integral, sa keni vite.

– Lajeni mirë orizin dhe futeni në kavanoz.

– Qitni ujë të valë, mbylleni me kapak dhe vendoseni në frigorifer.

– Të nesërmen në mëngjes kullojeni këtë oriz.

– Merreni një lugë oriz dhe ziejeni për 3-4 minuta, pa i shtuar kripë.

– Hajeni këtë në bark të thatë.

– Përvëlojeni pjesën tjetër të orizit në kavanoz dhe kthejeni në frigorifer. Të nesërmen përsëriteni procedurën.

– Vazhdoni derisa t’ju harxhohet orizi.

Për të arritur rezultate sa më të mira, pas marrjes së orizit mos hani e as mos pini asgjë të paktën për tri orë.

 (Kosova Sot Online)