Gjashtë ushqimet që pastrojnë zorrët

  • E /
  • 10 July 2024 - 09:34
Gjashtë ushqimet që pastrojnë zorrët

Në mënyrë interesante, zorrët janë shumë të rëndësishme për funksionimin e imunitetit, por edhe për mirëqenien e gjithë trupit. Është kruciale t'i pastroni zorrët tuaja, në mënyrë që t'i lejoni sistemit tuaj tretës të punojë si duhet. Për fat të keq,jo të gjithë e dinë rëndësinë e pastrimit të zorrëve. Në vijim ju paraqesim ushqimet që hedhin jashtë helmet për të përmirësuar funksionimin e tretjes, si dhe ju ndihmojnë të humbni në peshë e ju bëjnë më energjikë, trasmeton gazeta Kosova Sot

PROBIOTIKËT

Ushqimet me probiotikë janë ato ushqime që përmbajnë bakteret e dobishme, pasi janë fermentuar. Jogurti është burimi më i pasur me probiotikë. Bakteret e mira në këto ushqime e përmirësojnë sistemin tretës. Pasi ushqimet me probiotikë janë të fermentuar, shpesh kanë shije intensive që ndihmojnë të ndaloni oreksin.

ÇAJI I GJELBËR

Çaji i gjelbër është një antioksidues i fuqishëm. Përbërja me antioksidues i çajit të gjelbër pastron zorrët prej toksinave të dëmshme, duke përmirësuar funksionimin e zorrëve. Çaji i gjelbër posedon antioksidues që në përgjithësi e përmirësojnë shëndetin, duke hequr helmet që janë akumuluar në trup.

UJI

Duke konsumuar sasi të mjaftueshme të ujit, ndoshta është mënyra më e thjeshtë për të pastruar zorrët. Uji është i domosdoshëm për tretjen si duhet të fibrave. Nëse shtoni fibra në organizëm, por mungon uji, do të shfaqet kapsllëku. Pini së paku tetë gota me ujë në ditë.

LIMONI

Limoni jo vetëm se është i pasur me vitaminë C, por po ashtu është i shëndetshëm në promovimin e tretjes. Në fakt, mënyra se si rekomandohet konsumimi i ujit është duke shtuar një lugë lëng limoni në secilën gotë. Duke bërë kështu, do ta pastroni organizmin dhe zorrët.

Aloe vera mund të përdoret në shumë mënyra, dhe përmirësimi i tretjes së ushqimit është njëra prej tyre. Lëngu i shtrydhur nga aloe vera detoksifikon trupin tuaj derisa përbërësit e saj kundër inflamacioneve ju lirojnë nga simptomat që i ndjeni kur jeni të pushtuar nga inflamacionet.

AVOKADO

Avokadot janë të pasura me lloje të ndryshme të fibrave të tretshme. Edhe fibrat e patretshme promovojnë shëndetin e zorrëve dhe pastrimin e tyre, derisa llojet e tretshme të fibrave e absorbojnë ujin, duke e bërë më të lehtë kalimin e ushqimit nëpër traktin tretës. 

(Kosova Sot Online)