Kombinimi i përsosur: Mishi dhe vera e zezë

  • E.k /
  • 10 July 2024 - 13:10
Kombinimi i përsosur: Mishi dhe vera e zezë

Nutricistët nuk kanë edhe aq mendim pozitiv kur bëhet fjalë për mishin e kuq, por ata konsiderojnë se vera e zezë heq të gjitha mangësitë e këtij prodhimi. Pos kësaj, vetëm një gotë verë e zezë mund të parandalojë formimin e shtresave të kolesterolit pas shujtës së përgatitur nga mishi.

Në këtë drejtim, janë bërë shumë studime që më pas kanë treguar se gjatë darkës substancat e dëmshme nga mishi depërtojnë në gjakrrjedhje. Kjo kontribuon në formimin e "kolesterolit të keq", i cili mundet t'i dëmtojë enët e gjakut. Por, polifenolet që gjenden në verën e zezë e ngadalësojnë procesin e absorbimit të substancave në traktin gastrointestinal.

Përbërësit e dëmshëm nga mishi, falë verës nuk ia dalin të depërtojnë në gjakrrjedhje. Kështu, vera e zezë e ul rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe ka efekt pozitiv në metabolizëm. Kështu, gjatë darkës, shërbehuni edhe me një gotë verë të zezë. 

(Kosova Sot Online)