
Ushqimet që guxoni dhe nuk guxoni t'i konsumoni nëse vuani nga gastriti

Shumë njerëz sot vuajnë nga mukoza e pezmatuar e lukthit, e shpesh bëjnë pyetje se çfarë u lejohet të pinë apo të hanë. Ushqimi tek ata që vuajnë nga gastriti me kujdes duhet zgjedhur ushqimin, duke shmangur ushqimin irritues, e duhet konsumuar ato ushqime që zbutin apo heqin simptomat e sëmundjes. Gastriti zhvillohet atëherë kur lukthi pezmatohet ose irritohet. Kjo gjendje mund të jetë rezultat i akumulimit të baktereve në lukth, e ndodh edhe si pasojë e konsumimit të alkoolit, pijeve të gazuara, ilaçeve të caktuara dhe duhanit.
PIJET E CAKTUARA
Në radhë të parë duhet shmangur pijet e gazuara, sepse janë përplot me kafeinë dhe thartirë, që pijet i bën shumë të rënda për një organ të ndjeshëm siç është lukthi. Po ashtu, me rëndësi është shmangia e alkoolit, sidomos kur ndjeni djegie apo pickime në lukth, mundime, gazra dhe fryrje. Thjesht, shmangni kafenë, çajet dhe pijet e gazuara.
USHQIMI I ERËZUAR
Pas pijeve, pason shmangia e ushqimit të erëzuar. Shmangia e ushqimit të caktuar nuk shëron, por zbut simptomat. Shmangni ushqimet e erëzuara, si: piperi pikant, specat pikantë, salcën pikante dhe kërin. Këto ushqime të erëzuara nuk shkaktojnë dëm, por te personat me lukth të dëmtuar ushqimi i erëzuar gjendjen e rëndon. PERIMET E PAPËRPUNUARA Shmangni perimet e tilla dhe hani ushqim që lehtë tretet për të parandaluar irritimin e lukthit. Shumë njerëz vuajnë pasi kanë konsumuar qepë, hudhër ose domate. Në vend të kësaj, hani perime të ziera ose perime të copëtuara imët për të ndihmuar tretjen dhe për të parandaluar dëmtimin e mukozës së lukthit. USHQIMI I YNDYRSHËM Ushqimet plot me yndyrë po ashtu janë në listën e ushqimeve që duhet shmangur nëse ekzistojnë probleme me gastrit. Këtu përfshihet mishi i pjekur dhe i zier, vezët dhe patatet. Shmangni edhe margarinën dhe prodhimet e tjera, si: keksë, tortë dhe ëmbëlsira të ndryshme.
PRODHIMET E QUMËSHTIT
Me diagnozë gastriti, stomaku nuk ka aftësinë që të mposhtë yndyrat dhe acidet. Qumështi është i pasur me yndyrë dhe lëngje që është më e thartë sesa uji. Në bazë të kësaj, duhet kufizuar qumështin dhe prodhimet e tij. PROBIOTIKËT Probiotikët e sugjeruar te gastriti duhet të kenë llojin e bakterit "Bifidobacterium" dhe "Lactobacillus". Këto baktere kolonizojnë mukozën e traktit tretës dhe kështu shërojnë sistemin e përgjithshëm të tretjes. Probiotikët shtojnë aftësinë e lukthit të tretë dhe absorbojë përbërësit ushqyes.
USHQIMI QË ZBUT SIMPTOMAT E GASTRITIT
Fryrje, dhimbje në stomak, mundime, urth, gazra janë disa nga simptomat e gastritit. Janë ushqime të caktuara që zbutin gjendjen, si lëngu i boronicave të kuqe, uthulla e mollës, lëngu i karotave, xhenxhefili, çaji i gjelbër, kurkuma, ananasi dhe origano. Po ashtu, ushqimi i pasur me vitamina A është i dobishëm, sepse nxit përtëritjen e mukozës së dëmtuar të lukthit.
(Kosova Sot Online)