
Kruheni kur t'ju kafshon mushkonja? Ja si duhet të vepron

J anë të pakta gjërat, që mund t'ju bëni ballë sikur të kruarave, pasi të jeni pickuar nga mushkonjat. Por, përkundër kafshimit apo pickimit të shkurtër dhe të kruarave, kjo është në fakt ajo që nuk do të duhej ta bëni. "Të kruarat vetëm sa e nxitin sekretimin e helmeve nga vendi i kafshimit", thotë mjekja gjermane Christine Eichler. Për më shumë, përmes të kruarave plagët lehtë mund të pësojnë inflamacion.
Në vend të kësaj, Eichler këshillon disa melheme shtëpiake që veprojnë: gjysmë kokë qepe ose një rriskë limoni mund të nxjerrin helmet nga plaga. Edhe uthulla e mollës do të zbutë nevojën për të kruarat, nëse e aplikoni menjëherë pasi të jeni kafshuar. E njëjta vlen edhe për kombinimin e mjaltit dhe të sodës së bukës. Nëse keni në dispozicion, ju ndihmon edhe vaji i kantarionit. Për nga veprimi i vet kundër inflamacioneve, kundër kafshimeve të tilla vepron edhe jogurti. Kështu pra, herën tjetër kur të ndieni nevojën për të kruar vendin e kafshimit, kujtoni këto ilaçe shtëpiak.
(Kosova Sot Online)