
Çfarë të pini në ditët me vapë?

Vera tashmë ka arritur dhe të nxehtit tropikal është bërë përditshmëri. Siç e dimë, hidratimi luan rol në temperaturat e larta. Prandaj ju sjellim pijet që duhet t'i konsumoni ditë e natë.
UJË ME TRANGULL DHE MENTË
Përbërësit: 1 litër ujë të ftohtë; 1 trangull të freskët; Disa gjethe të freskëta të mentës. Trangullin e qëroni dhe e preni në rriska, e shtoni në ujë, bashkë me gjethet e copëtuara të mentës. Lëngun ta ftohni në frigorifer, e konsumoni sa herë të keni etje.
LËNGU ME XHENXHEFIL
Edhe pse mendohet se shija dhe aroma e tij pikante janë e tepërta për ditët e ngrohta, në fakt është krejt e kundërta. Në fakt, xhenxhefili ndihmon në rregullimin e temperaturës trupore. Përbërësit: 1 litër ujë mineral; Lëng të freskët limeje; 30 g xhenxhefil të bluar; 1/3 e gotës mentë të copëtuar; 1 lugë mjaltë. Të gjithë përbërësit i aplikoni në blender dhe i përzieni. Ta ruani në frigorifer, ta konsumoni sipas dëshirës.
(Kosova Sot Online)