Lexoni edhe:
Rubi flet për marrëdhëniet e saj: Më gënjyen e më tradhtuan
Fruti i kuq, shalqiri – i adhuruari i të gjithëve, kryesisht ka përmbajtje të ujit rreth 92%.
Por kjo nuk është e gjitha, ky frut përmban vlera tejet ushqyese dhe vitaminoze.
Çdo copëz e tij e ngrënjes, ka nivel të konsiderueshëm të vitaminave A, B6 dhe C.
Rubi flet për marrëdhëniet e saj: Më gënjyen e më tradhtuanLexoni edhe:
Shalqiri përmban poashtu shumë antioksidantë dhe aminoacide, duke mos anashkaluar edhe një sasi modeste të kaliumit.
Të shijohet gjatë ditëve të nxehta, është më se e domosdoshme pasi që është freskues dhe nuk ka përmbajtje të yndyrërave dhe ka vetëm 40 kalori, njofton Klan Kosova.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, niveli më i lartë i vitaminave gjendet në shalqi dhe kjo zakonisht ndodh gjithnjë tek pemët dhe perimet e kuqe.
Diçka e tillë është më se e rëndësishme ngase i sjell trupit reaksione të shëndetshme, shkruan Livescience.com.
Shalqiri përmban gjithashtu edhe komponentin likopenë, që i sjell ngjyrë të kuqe frutave.
Likopena, është tejet e nevojshme për shëndetin e zemrës, shëndetin e kockave dhe është parandalues i kancerit të prostatës.
Ky frut i verës, është burim i shkëlqyer i kaliumit dhe është i pasur me antioksidantë që janë të efektshëm në parandalimin e kancerit në zorrën e trashë në gjinj apo mushkëri.
Por qëndron edhe një sekret tjetër që shalqiri i sjell shëndet organizmit të njeriut.
Më konkretisht, sekreti qëndron edhe tek farat e këtij fruti të verës, ngase janë të pasuruara me substanca ushqyese, kripëra minerale si dhe hekur dhe magnez.
Ato përmbajnë vitamina të grupit B dhe acide yndyrore të pangopura të cilat janë të domosdoshme për të larguar kolesterolin e keq
(Kosova Sot Online)