Kujdes: Kjo dietë shkakton diabet

  • A.P /
  • 30 September 2024 - 08:22
Kujdes: Kjo dietë shkakton diabet

Dieta është konsideruar prej kohësh më e shëndetshmja, derisa u zbuluan këto të dhëna!

Dieta keto kufizon rreptësishtë marrjen e karbohidrateve, ndërsa rekomandon një marrje të madhe të yndyrave dhe proteinave cilësore.

 

Në disa variante, madje kufizon sa orë në ditë mund të hani, në mënyrë që të stimuloni procesin e ketozës, prodhimin e ketoneve, të cilat janë burime alternative të energjisë për neuronet dhe qelizat e tjera që nuk mund t’i absorbojnë acidet yndyrore.

Ekspertët nga Universiteti i Nju-Jorkut dhe ai i Pensilvanisë kanë kryer studimin më gjithëpërfshirës deri më tani, duke analizuar kërkimet ekzistuese dhe duke dalë me rezultate shqetësuese.

Dieta keto ndihmon për të humbur peshë, dhe mund të thuhet se është pjesë e trajtimit të përgjithshëm që ka një efekt të dobishëm te njerëzit që kanë epilepsi.

Megjithatë, kjo ditë rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit, kancerit dhe Alzheimerit, dhe kolesterinën e keqe, kjo është arsyeja pse nuk është e përshtatshme për njerëzit që kanë sëmundje të veshkave.

Gjithashtu mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të dobët të sistemit nervor të fetusit te gratë shtatzëna.

“Një dietë tipike keto është një fatkeqësi që shkakton sëmundje. Konsumimi i sasive të mëdha të mishit të kuq, yndyrave të ngopura dhe produkteve të mishit është praktikisht një recetë për problemet shëndetësore”, konstaton Lee Crosby, nutricionistja që drejtoi studimin.

“Nuk është më efektive se dietat e tjera në humbjen e peshës dhe rrit në mënyrë gjithëpërfshirëse rrezikun e sëmundjeve kronike,” tha ajo.


(Kosova Sot Online)