Lexoni edhe:
Vesa Luma po vjen me koncert recital në Prishtinën e saj
Farat përmbajnë shumë vlera ushqyes dhe ofrojnë përfitime esenciale për organizmin.
Përfshirja e tyre në dietën e përditshme mund ta përmirësojë tretjen, mirëqenien e zemrës si dhe shëndetin në përgjithësi.
“Times of India” ka shkruar se farat e lirit janë ndër farat më të mira për organizmin e njeriut, pasi përmbajnë acidin yndyror omega 3, i cili është antioskidant që mund të ndihmojë në uljen e rrezikut nga sëmundja e kancerit.
Vesa Luma po vjen me koncert recital në Prishtinën e sajLexoni edhe:
Kanceri nga i cili preken më shumë meshkujt lidhet për herë të parë me pesticidet e ushqimeve
Farat chia, përmbajnë fibra dhe absorbojnë ujë, gjë që i bën të formojnë gjel, i cili ndihmon sistemin tretës të organizmit. Këto fara përmbajnë sasi të bollshme të acidit yndyror omega 3, proteina dhe minerale si kalciumi e magnezi.
Farat e kungullit janë burim i shkëlqyeshëm i magnezit, i cili luan rol të rëndësishëm për funksionimin e muskujve dhe shëndetin e eshtrave. Këto fara përmbajnë antioksidant dhe yndyra të shëndetshme të cilat mbrojnë shëndetin e zemrës dhe ulin inflamacionin.
Farat e lulediellit janë të pasura më vitaminë E, e cila është antioksidant i fuqishëm që mbështet shëndetin e lëkurës dhe rrit imunitetin. Këto fara përmbajnë edhe selen, i cili është i mirë për shëndetin e gjëndrave.
Farat e susamit përmbajnë sesamin dhe sesamol, dy antioksidantë unikë që mbrojnë zemrën dhe ulin inflamacionin. Këto farat janë gjithashtu burim i mirë i kalciumit, i cili kontribuon në shëndet të eshtrave.
(Kosova Sot Online)