Lexoni edhe:
Elsa Lila: U arrestova prej atyre me të cilët kisha pirë kafe dhe birra
Të sëmurët me diabet e dinë shumë mirë që armiku kryesor i shëndetit të tyre është përbërësi më i ëmbël në botë: sheqeri. Për këtë arsye ata mundohen të marrin nevojën ditore falë insulinës.
Por sipas ekspertëve, edhe të sëmurët me tumore të ndryshme duhet të kujdesen për të ruajtur një niveli të ekuilibruar të sheqerit në gjak. Për këtë arsye dietës suaj nuk duhet t’i mungojnë pesë ushqimet e mëposhtme
Elsa Lila: U arrestova prej atyre me të cilët kisha pirë kafe dhe birraLexoni edhe:
Perimet jeshile
Spinaqi, brokoli, rukola, qepa e njomë, hudhra, preshtë, sallata jeshile dhe lakrat e Brukselit nuk duhet të mungojnë në shportën tuaj të konsumit. Ato përmbajnë kripëra minerale të rëndësishme për organizmin, si magnezi që ju ndihmon të ruani ekuilibrin e sheqerit në gjak.
Farat
Farat janë shumë të pasura me antioksidantë, proteina, vitamina, acide yndyrore, kripëra minerale si magnezi dhe hekuri. Konsumi i tyre ju ndihmon të keni nivele të qëndrueshme të glukozës në gjak. Gjithashtu janë një aleat i mirë kundër hipertensionit dhe diabetit. Në regjimin tuaj ushqimor nuk duhet të mungojnë : farat e linit, lulediellit, farat e kërpit, susamit dhe farat e kungullit.
Kakao e hidhur
Kini kujdes, nuk po flasim për kakaon e ëmbël në trajtë pluhuri që kemi të gjithë në shtëpitë tona, por për kakaon e vërtetë. Ajo përmban shumë magnez dhe fibra çka ju ndihmon të mbani nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak.
Bajamet
Bajamet janë një burim i mirë fibrash dhe proteinash. Ato përmbajnë gjithashtu magnez, madje më shumë se çdo lloj fruit tjetër i thatë. Konsumi i pesë kokrrave bajame në ditë ndihmon të ruani nivelin e glukozës në gjak dhe ju mbron nga problemet kardiake.
Drithërat integrale
Drithërat integrale përmbajnë më shumë fibra sesa drithërat e përpunuara. Ndër më të dobishmet për organizmin përmendim tërshërën, orizin, elbin, kuinoan dhe grurin. Ndihmojnë në filtrimin e gjakut, ulin nivelet e kolesterolit të keq dhe sheqerit në gjak.
(Kosova Sot Online)