Lexoni edhe:
Adelina Ismaili: Një nga kujtimet më të mira, takimi me Presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova
Gluteni përdoret në industri të ndryshme, posaçërisht në industrinë ushqimore
Pa marrë parasysh cilësitë nutritive të tij, konsumimi i zvogëluar i glutenit do të mundë t’i ndihmojë organizmit tuaj.
Gluteni është materie elastike albuminoze i patretshëm në ujë, mirëpo lidhja më e shpeshtë me të janë drithërat.
Gluten ka në grurë, elb dhe tërshërë. Për shkak të elasticitetit dhe ngjitshmërisë, gluteni përdoret në industrinë farmakologjike, kozmetike dhe ushqimore.
Për kë është i destinuar ushqimi pa gluten?
Kalimi në ushqimin pa gluten nuk është i thjeshtë dhe kërkon disiplinë, durim, sakrificë dhe kontroll të rreptë.
Ushqimi pa gluten ka shumë përparësi shëndetësore, mirëpo nëse nuk vuani na celiakia, mos e teproni me eliminimin e glutenit nga ushqimi.
Më pak se 1 për qind e popullatës vuan nga celiakia. Ky është çrregullim, i cili, për shkak të konsumimit të glutenit, dëmton zorrën e hollë.
Pacientët të cilët vuajnë nga celiakia patjetër duhet të përdorin ushqim pa gluten. Shumica e njerëzve mund të jenë të ndjeshëm ndaj glutenit edhe pa celiaki, mirëpo simptomat mund të jenë reagim i organizmit ndaj disa ndryshimeve të tjera, jo ndaj glutenit.
Nëse mendoni që të filloni të hani ushqim pa gluten, por që të mos ndryshoni asnjë shprehi tjetër ushqimore për të humbur ndonjë kilogram, nuk është ide e mirë.
Me humbjen e glutenit do t’ju mungojnë fibrat dhe vitamina B në organizëm, të cilat i mundësojnë trupit të marrë energji nga ushqimi, të cilin e hamë, por edhe i ndihmojnë të krijojë rruaza të kuqe të gjakut.
Ushqimi pa gluten kërkon që vitaminën B ta marrim nga artikujt e tjerë siç janë peshqit, mishi, vezët dhe produktet e qumështit, perimet e gjelbra, drithërat. Dhe posaçërisht kujdesuni të mos filloni me ushqimin pa gluten para se të konsultoheni me mjekun.
Përparësitë e ushqimit pa gluten
Me qëndrim pozitiv dhe shprehi të reja në përgatitjen e ushqimit, nuk do ta keni të vështirë të mësoheni me ushqimin pa gluten.
Ushqimi i këtillë ka përparësi shëndetësore të cilat vërehen shumë shpejt pas eliminimit të glutenit nga ushqimi:
– absorbim më i ri i materieve ushqyese
– pengimi i shfaqjes së diabetit
– mbrojtja nga sëmundjet malinje
– ulja e tensionit të gjakut
– nxitja e punës së metabolizmit
– zbutja e pengesave të tretjes
– ngritja e energjisë
– forcimi i përqendrimit
– zvogëlimi i lodhjes kronike dhe i rraskapitjes
– zvogëlimi i peshës së tepërt trupore
– lehtësimi i telasheve të menopauzës
– ngadalësimi i plakjes
(Kosova Sot Online)