Humbja e kujtesës nuk është e vetmja shenjë e demencës

  • A.P /
  • 25 January 2025 - 09:26
Humbja e kujtesës nuk është e vetmja shenjë e demencës

Kur mendojmë për demencën, zakonisht e lidhim atë me harresën, veçanërisht kur bëhet fjalë për sëmundjen e Alzheimerit. Por ekspertët tani po thonë se ka edhe shenja të tjera paralajmëruese që mund të sinjalizojnë ndryshime të hershme në tru.

Probleme financiare

A harroni të paguani faturat ose nuk jeni në gjendje të kurseni? A bëni shpenzime të mëdha, impulsive?

Menaxhimi i financave është i ndërlikuar dhe përfshin bashkëveprimin e shumë rajoneve të trurit.

 

Problemet mund të shfaqen vite përpara humbjes së kujtesës ose para se të dalin në pah simptoma të tjera.

Çrregullime të gjumit

A kanë ndryshuar ndjeshëm zakonet tuaja të gjumit apo nuk jeni në gjendje të qëndroni zgjuar gjatë ditës? A i përjetoni ëndrrat tuaja duke bërtitur ose duke goditur partnerin tuaj gjatë gjumit?

Pjesë të trurit rregullojnë ciklet e gjumit dhe zgjimit – ato janë të parat që preken nga sëmundja e Alzheimerit dhe shfaqin probleme vite përpara se të dalin simptomat e kujtesës.

Ndryshime në personalitet

A jeni bërë më pak ekstrovert? A po bëheni më të tërhequr ose po e kufizoni rrethin tuaj shoqëror?

Dëmtimi në tru mund të rezultojë në ndryshime në personalitet, si bërja e më pak aktiviteteve.

Një rënie në kujtesë gjithashtu mund të bëjë që njerëzit të duken ndryshe, si për shembull, të shfaqen gjithnjë e më të çrregullt.

VËSHTIRËSI NË DREJTIMIN E AUTOMJETEVE

A keni pasur aksidente ose raste të shmangieve të aksidenteve? A frenoni ose përshpejtoni papritur?

Drejtimi i makinës është një nga gjërat më të ndërlikuara që bëjmë çdo ditë.

Humbje e nuhatjes

A keni humbur ndjenjën e nuhatjes? Apo a i identifikoni gabimisht aromat?

Pjesët e trurit që kontrollojnë nuhatjen janë ndër zonat e para që dëmtohen në sëmundje si demenca.

Shumë njerëz fillojnë të humbasin ndjenjën e nuhatjes vite ose edhe dekada përpara se të shfaqen simptomat e tjera.

(Kosova Sot Online)