
Lexoni edhe:
Pas kualifikimit për në finalen e 'Eurovision 2025', flasin Beatriçe dhe Kola
Bajamet janë ndër arrat më të mirë për organizmin. Ato janë të pasura me magnez, kalium, fibër dhe proteinë, të cilat janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e funksionit të shumë organeve në trupin e njeriut. Ekspertët thonë se këto fruta të thata duhen konsumuar rregullisht për të ofruar një larmi përfitimesh duke nisur që nga ulja e kolesterolit e deri tek rënia në peshë.Këto përfitime mund të merren edhe duke konsumuar një sasi të vogël bajamesh çdo ditë.
Duke ngrënë 4 bajame në ditë, trupi juaj do të marrë 6 përfitime direkte. Antioksidantët, flavonoidët dhe vitamina E tek bajamet ulin rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe e bëjnë atë më të fortë. Ekspertët thonë se ngrënia e rregullt e bajameve ul rrezikun e atakut në zemër me 50%.
Pas kualifikimit për në finalen e 'Eurovision 2025', flasin Beatriçe dhe KolaLexoni edhe:
Bajamet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E dhe kjo e fundit është një antioksidant i fuqishëm. Antioksidantët mbrojnë qelizat nga dëmtimet e shkaktuara prej radikaleve të lira, ulin kolesterolin në gjak, pastrojnë enët e gjakut dhe pengojnë aterosklerozën.
Antioksidantët dhe substancat e tjera që gjenden tek bajamet janë të rëndësishme për shëndetin e trurit. Konsumi ditor i bajameve përmirëson aktivitetin dhe funksionet e trurit dhe e bën atë më të mprehtë. Bajamet përmbajnë fosfor dhe ky mineral i bën kockat dhe dhëmbët më të fortë. Ekspertët këshillojnë se njerëzit që vuajnë nga osteoporoza duhet të konsumojnë bajame çdo mëngjes.
(Kosova Sot Online)