
Lexoni edhe:
Gjesti: Jam i kënaqur me ditën kur e kam njohur Eglin
Shkaktarët e kolesterolit janë të shumtë e të ndryshëm.
Këtu përfshihet ushqyerja e keqe, mungesa e aktivitetit fizik por edhe stresi. Kur kolesteroli është i lartë por niveli i triglicerideve është normal, atëherë stresi është përgjegjës për këtë situatë.
Kur niveli i triglicerideve dhe i kolesterolit janë të lartë, atëherë faji i takon sheqernave dhe tiroides.
Nëse kolesteroli është i lartë për shkak të stresit, medikamentet kundër kolesterolit nuk janë efikase dhe sekreti në këtë rast qëndron tek ushqyerja. Sipas ekspertëve, niveli i shëndetshëm i kolesterolit është si më poshtë:
Gjesti: Jam i kënaqur me ditën kur e kam njohur EglinLexoni edhe:
Kolesteroli i plotë duhet të jetë më pak se 200 mg/dl (miligramë për një decilitër gjaku)
Kolesteroli LDU duhet të jetë më pak se 100 mg/dl Kolesteroli LDL duhet të jetë 40 mg/dl ose pak më i lartë.
Molla e kuqe ofron antioksidantët më të mirë. Ajo është gjithashtu e pasur me fibër, flavonoidë dhe ushqyes të tjerë.
Frutat në përgjithësi kanë një ndikim të fortë tek njerëzit që vuajnë nga niveli i lartë i triglicerideve dhe shkaktojnë dhjamosje të mëlçisë.
Për këtë shkak, ekspertët rekomandojnë që të konsumoni vetëm një gjysmë molle të kuqe në ditë kundër kolesterolit.
Fibra tek panxhari është e domosdoshme për mbajtjen nën kontroll të kolesterolit dhe shëndetit të zemrës, pavarësisht nivelit të triglicerideve.
Panxhari përmban shumë fibër dhe ushqyes të rëndësishëm që ndihmojnë zemrën, mëlçinë dhe trurin.
1 Karrotë Mesatare
Karrotat janë të shkëlqyera për zemrën dhe për sistemin tretës.
Ato janë të pasura me fibër, beta karoten, antioksidantë, vitamina dhe minerale.
Karrota e përmasave mesatare përputhet më së miri me gjysmën e mollës dhe copat e panxharit duke ofruar kurën ideale me tre përbërës kundë kolesterolit të lartë
(Kosova Sot Online)