
Lexoni edhe:
Ky detaj e pasqyron lidhjen e Gjestit me Eglin
Dhimbja e shpinës është prezente në një pjesë të madhe të njerëzve. Më e zakonshme është dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës, ndonëse dhimbja mund të ndihet në çdo pjesë të shpinës
Pozita më e mirë për të fjetur kur keni dhimbje shpine varet pak nga lloji dhe lokalizimi i dhimbjes (mesit, pjesa e sipërme, ose qafa), por në përgjithësi, qëndrimi neutral i shtyllës kurrizore është më i favorshëm për lehtësimin e dhimbjes.
Dhimbja e shpinës zakonisht largohet vetvetiu brenda pak ditëve, javëve apo muajve, varësisht nga çfarë e ka shkaktuar dhe në çfarë shkalle është. Sidoqoftë, mund të jetë shumë e vështirë të jetohet me të, e posaçërisht për ata që vazhdimisht përjetojnë dhimbje.
Ky detaj e pasqyron lidhjen e Gjestit me EglinLexoni edhe:
Kjo dhimbje mund të shkaktohet apo keqësohet nga qëndrimi i keq, andaj është e rëndësishme të qëndroni drejt dhe të uleni mirë për t’i parandaluar problemet e tilla.
E njëjta gjë vlen edhe kur flini, pasi që pozicione të caktuara vetëm sa mund t’jua keqësojnë këtë dhimbje.
Pra, cila është pozita më e mirë për të fjetur nëse keni dhimbje shpine apo dëshironi ta parandaloni një dhimbje të tillë?
Sipas ekspertëve shëndetësorë britanikë, pozita më e mirë për të fjetur është, faktikisht në shpinë. Kjo për shkak se shtrirja në shpinë ofron mbështetje për shpinën dhe nuk e ngarkon atë.
Fjetja në shpinë me jastëk nën gjunjë
Pse ndihmon: Kjo pozitë shpërndan peshën në mënyrë të barabartë dhe e mban shtyllën në vijë të drejtë.
Si ta bëni:
▪ Shtrihuni në shpinë.
▪ Vendosni një jastëk të sheshtë nën gjunjë për të ruajtur lakimin natyral të mesit.
▪ Nëse ka boshllëk poshtë mesit, vendosni një rrotull (drapri e hollë ose peshqir) për mbështetje.
(Kosova Sot Online)