
Lexoni edhe:
Rita Ora tregon një moment të veçantë
Ndonëse për shumëkënd është diçka e zakonshme, hedhja e qumështit të prishur në lavaman është një veprim që mund të shkaktojë dëme serioze – jo vetëm në tubacionet e shtëpisë, por edhe në mjedis.
Sipas ekspertëve të kompanisë Scottish Water, yndyrnat dhe proteinat në qumësht mund të ngurtësohen dhe të bllokojnë gypat e ujërave të zeza. Kjo mund të çojë në kthim të ujërave të ndotura, erë të keqe dhe riparime të shtrenjta.
Rita Ora tregon një moment të veçantëLexoni edhe:
Për më tepër, kur qumështi përfundon në sistemin e kanalizimeve, ai zvogëlon nivelin e oksigjenit në ujë, duke dëmtuar rëndë jetën ujore.
Ekspertët këshillojnë alternativa të sigurta dhe të dobishme:
Hidheni në kompost: qumështi është biodegradues dhe i pasur me lëndë ushqyese.
Përdoreni në kopsht: përzieni një pjesë qumësht me katër pjesë ujë dhe përdoreni për të ujitur bimët.
Hidheni në koshin e plehrave: nëse nuk keni opsione të tjera, kjo është mënyra më e sigurt.
(Kosova Sot Online)